Jaguar do të lansojë së shpejti veturën e parë elektrike, të saj, modelin I-Pace.
Vetura e re pritet të jetë në treg, në fillim të vitit 2018, ndërsa kanë dalë edhe fotot e saj të para, transmeton tch.
Modeli SUV, pritet të konkurrojë me Tesla Model X, në SHBA, teksa krahas luksit e komoditetit, është një veturë që ofron shumë hapësirë.
Ende nuk dihet sa do të jetë çmimi i Jaguarit të ri, por thuhet se do të jetë i përballueshëm nga një pjesë shumë e madhe e njerëzve.