Tech

Jaguar Land Rover hap seli për restaurimin e veturave klasike

Jaguar Land Rover zyrtarisht ka hapur një seli 8 milionë euroshe, ku do të restaurojë modelet klasike historike, transmeton koha.net.

Objekti i selisë i quajtur “Classic Works” është në Conventry të Anglisë, ndërsa do të gjurmojë modelet e vjetra për t’i restauruar dhe shitur pastaj.

Po edhe do të ndërtojë versione të reja të klasikëve por me materiale për peshë të lehtë.

Land Rover Series 1 dhe modelet me dy dyer të Range Rover do të rindërtohen ndërsa disa modele të E-Types të zgjedhura do të restaurohen.

Objekti ka një hapësirë të dedikuar për ekspozitë, si dhe 54 vende të ndara për servisim dhe restaurim të klasikëve.

the authorE B