Tech

Ja sesi të fshini postën elektronike në Gmail

Gmail është ofruesi më popullor i në botë i postave elektronike por nuk do të thotë se është i preferuari për të gjithë.

Mbase dëshironi ta nisni nga e para me një adresë të re Gmail për të reduktuar spam-in në postën elektronike.

Ose mund të jeni të shqetësuar për privatësinë që ofrojnë shërbimet Google. Arsyet janë të shumta, por pyetja është si të fshij postën elektronike në Gmail?

Lajmi i mirë është se nuk jeni të detyruar të fshini llogarinë e Google që do të thotë se mund të mbani Youtube, Play Music e një mori shërbimesh të tjera Google, shkruan pcworld.

Ja sesi të fshini llogarinë në Gmail

Hyni në llogarinë tuaj Gmail

Në panelin e majtë klikoni Account Preferences.

Shfletoni për tek opsioni Delete your account or services.

Klikoni Delete products.

Klikoni ikonën në formë koshi ngjitur me Gmail.

Kur tu kërkohet, vendosni fjalëkalimin

Prisni e-mail-in e konfirmimit

Klikoni Delete Gmailnë lidhjen e marrë përmes email-it.

Përzgjidhni Yes, I want to delete [address]@gmail.com.

Klikoni Delete Gmail.

Së fundi klikoni Done.

Keni kujdes sepse ky proces nuk mund të zhbëhet. Sapo të keni fshirë adresën ju mund ta riktheni atë e as të hapni një të re me po të njëjtin emërtim.

the authorE B