Përveç Philippe Coutinhos, Barcelona ka dështuar ta transferoj edhe Angel Di Marian
Drejtuesit e Barcelonës kanë dështuar që të transferojnë dy yje në momentet e fundit të afatit kalimtar të versë.
Përveç Philippe Coutinhos, klubi nga Camp Nou ka dështuar ta transferoj edhe Angel Di Marian.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, PSG i ka kërkuar Barcelonës 80 milionë euro për ish yllin e Real Madridit, përcjell Express.
Por, Barcelona ka hequr dorë nga Di Maria për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi parisien. /Express/