Rajon & Botë

BE-ja i ofron 100 milionë euro Moldavisë për luftim të korrupsionit

Bashkimi Evropian pranoi t’i ofrojë Moldavisë 100 milionë euro ndihmë ekonomike, me kusht që të rrisë përpjekjet kundër korrupsionit.

Ndihma, është e nevojshme për të stabilizuar dhe reformuar ekonominë e Moldavisë, ka thënë Këshilli Evropian.

Ndihma është kushtëzuar për Moldavinë, në luftimin e korrupsionit në kryeqytetin, Chisinau. Bashkimi Evropian dëshiron që Moldavia të sigurohet se ka një sistem parlamentar shumëpartiak, ndjek sundimin e ligjit dhe mbron të drejtat e njeriut.

Më konkretisht, Moldavia duhet të sigurojë menaxhim të efektshëm, transparent dhe të përgjegjshëm të financave publike, të krijojë mënyra për të parandaluar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe të mbikëqyrë sektorin financiar.

BE-ja, gjithashtu, dëshiron të zhvillojë një pakt të tregtisë së lirë të ngjashëm me atë që ka nënshkruar me Ukrainën.

Moska në anën tjetër kundërshton paktin tregtar dhe presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon ka këmbëngulur se marrëveshja e BE-së nuk ka arritur të japë përfitimet e premtuara dhe se po punon për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik me Moskën.

the authorE B