Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka uruar fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.
Gjithashtu Isufi ka publikuar edhe numrin kandidues të AAK-së, në zgjedhjet lokale, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
50 – AAK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Të nderuar kandidat për kryetarë të komunave dhe kandidatë për asamble komunale nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore ju uroj fushatë të qetë, programore e të dinjitetshme.
Ju priftë e mbara drejt fitores.