Celulari i shumëpritur iPhone X tashmë zyrtarisht është në shitje në mbarë botën – dhe shumë njerëz po komentojnë rreth çmimit të lartë të tij.
Ky celular kushton 862 euro ($999), por sa kushton për t’u prodhuar ai?
Pjesët bazë të iPhone X me 64GB hapësirë kushtojnë 370 dollarë, sipas një analize të bërë nga kompania hulumtuese IHS Markit, raporton Bloomberg.
Kjo nuk përfshin kostot e prodhimit dhe programimit. Kjo i bie 45% më shumë se celulari tjetër i ri i Apple – iPhone 8. Pjesët e iPhone 8 kushtojnë 255 dollarë sipas analizës, transmeton Gazeta Express.
Ka një ndryshim në koston e pjesës harduerike për 122 dollarë në mes të iPhone 8 dhe iPhone X. Ekrani i iPhone X kushton dy herë më shumë se ai i iPhone 8, me një çmim prej 110 dollarë për copë.
Veçoria tjetër e iPhone X – Face ID – i kushton kompanisë 16 dollarë për celular. Kurse trupi i celularit kushton rreth 60 dollarë, rreth 10 dollarë më shumë se iPhone 8.