Tech

iPhone nuk është më celulari më i shpejtë në botë

iPhone është bërë mjaft i popullarizuar përgjatë viteve të fundit.

Në përpjekje për të matur performancat, përdoruesit e YouTube i kanë testuar në mënyra të ndryshme celularët e kompanive më të mëdha, duke i krahasuar se cili punon më shpejtë.

Prej kur kishin filluar këto teste, iPhone i Apple ka vazhduar t’i mposhtë të gjithë rivalët Android, transmeton Gazeta Express.

Por tani, për herë të parë, një celular Android e ka mposhtur iPhone më në fund – duke u bërë celulari më i shpejtë në botë.

iPhone 7 Plus është vendosur përballë OnePlus 5 – që sapo është lansuar – në testin e shpejtësisë. Gara ishte shumë e ngushtë, por OnePlus 5 me 8GB RAM e mposhti celularin e Apple.

Shikojeni videon e testimit:

the authorE B