Kompania gjigante “Apple” telefonat e saja i lanson në muajin shtator. Ndërsa në javët e fundit është raportuar se iPhone 8 do të prezantohet më vonë gjatë vitit.
Mirëpo, në raportimet e fundit del se iPhone 8 do të lansohet në muajin shtator dhe Apple do të mbajë një konferencë për media për ta prezantuar këtë pajisje.
Kurse kësaj radhe pritet të prezantohen tri modele të iPhone: Një me ekran LCD 4.5 dhe 5.5-inç. Këto modele do të quhen iPhone 7S dhe 7S Plus. Ndërsa telefoni kryesor do të jetë iPhone 8.
iPhone 8 do të lansohet për nder të 10 vjetorit të iPhone. Mirëpo kjo pajisje do të ketë edhe ekranin OLED me 5.8-inç. Të 3 telefonat e rinj do të kenë procesorin Apple A11 dhe do t’u shtohet më shumë RAM. Dizajni i këtyre telefonave do të jetë i përbërë nga çeliku dhe xhami.