Interi ka hasur në pengesë në përpjekje për ta sjellë ish yllin e Chelsea në “Meazza”.
Bëhet fjalë për brazilianin Ramires, i cili luan për Jiangsu Suning në Kinë, transmeton Express.
Football Italia raporton se Jiangsu Suning nuk dëshiron të humbasë lojtarin në fillim të sezonit në Super Ligën e Kinës.
Braziliani është lidhur ngushtë me një kalim në formë huazimi të Interi pasi të dy klubet janë në pronësi të Suning Group.
Pritet që Ramires të mbërrijë në Inter në muajin dhjetor, para se të regjistrohet në janar si lojtar i huazuar deri në fund të sezonit.
Megjithatë, Gazzeta dello Sport raporton se klubi kinez nuk dëshiron të jetë pa Ramiresin për fillimin e sezonit në Kinë, i cili nis në mars. /Express/