Interi e dëshiron me çdo kusht Aurierin në “San Siro” dhe tashmë ka nisur punën për ta sjellë atë në Serie A.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Serge Aurier, është objektivi kryesor i Interit për krahun e djathtë të mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.
Për lojtarin janë duke u interesuar edhe Tottenham, Juventus, Barcelona dhe Manchester United, por Luciano Spalletti do të bëjë të pamundurën që ta bindë 24 vjeçarin me projektin e Zi Kaltërve.
Sipas “Corriere dello Sport”, Inter është duke punuar përmes ndërmjetësit, Vincenzo Morabito, për të arritur Aurier.
Raportohet se PSG-ja po kërkon 25 milionë euro për Aurierin. /Gazeta Express/