Sport

Inter pas mbrojtësit të Premier Ligës

Inter është duke konsideruar blerjen e mbrojtësit të Leicester City, Yohan Benaloune, në afatin kalimtar të janarit.

Tuttosport dhe The Sun raportojnë se Interi është në kërkim të një mbrojtësi që do të mund të vepronte si zëvendësues i Milan Skriniar dhe Miranda, dhe Benaloune është parë i opsion i duhur, transmeton Express.

Benaloune, 30-vjeçar, shihet si i tepërt në Leicester, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani.

Megjithatë, ai ka shumë përvojë në Serie A, pasi ka luajtur gati 100 ndeshje për Cesenan, Paraman dhe Atalantan. /Express/

the authorE B