Drejtuesit e Interit po duan që t’ia vazhdojnë kontratë Mauro Icardi
Sipas Premium Sport, Drejtuesit e Interit po i përgatitin kontratën e re kapitenit të skuadrës, Mauro Icardit.
Thuhet se paga bazë e sulmuesit argjentinas do të jetë 5.5 milion euro në sezon. Por, me bonuse kjo shifër mund të shkoj deri në 7 milionë euro, përcjell Express.
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Sampdorias ka kontratë valide me Interin deri në vitin 2021. /Express/.