Tech

Instagram po teston një veçori të re

Instagram është duke krijuar një format të standardizuar, i cili do t’ua bëjë të qartë të gjithëve kur një postim është paguar nga ndonjë reklamues.

Këto nuk janë reklama të cilat bizneset i blejnë direkt nga Instagram, por reklama të cilat bëhen nga të famshmit, të cilët paguhen nga reklamuesit për t’i promovuar produktet e tyre tek ndjekësit.

Kjo është një fushë në të cilën kompani të mëdha mediale dhe teknologjike janë të interesuara shumë, transmeton Gazeta Express.

Pra, me këtë veçori të re, përdoruesit e Instagram do ta dinë kur një i famshëm të cilin ata e ndjekin në rrjetin social, është duke reklamuar diçka përmes postimit të tij/saj.

Instagram aktualisht është duke e testuar këtë veçori të re me disa përdorues të zgjedhur, por kompania eventualisht do ta lëshojë këtë për të gjithë përdoruesit.

the authorE B