Sport

Humb jetën futbollisti 29 vjeçar i skuadrës së njohur angleze

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Ish-mbrojtësi i skuadrës angleze Wigan, ka ndërruar jetë nga sëmundja e leuçemisë.

Juan Carlos Garcia ka humbur betejën me sëmundjen në moshën 29-vjeçare, ndërsa u diagnostikua në vitin 2015 kur ishte i huazuar te Tenerife.

Lajmi për humbjen tragjike është komunikuar nga klubi anglez në Twitter.

Wigan Atletic ka konfirmuar se në sfidën e radhës ndaj Peterborough do të mbahet një minutë heshte.

Garcia ka qënë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua në 34 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

the authorE B