Tech

Huawei tregon të dhënat e shitjes brenda një muaji të modelit të ri

Nënbrendi i Huawei, Honor kishte prezantuar telefonin e tij Honor 9 gjatë mesit të qershorit në Kinë.

Kah fundi i muajit të kaluar pajisja kishte arritur edhe në Evropë. Tash, 28 ditë pas nisjes së shitjes së telefonit Honor 9, kompania njoftoi se telefoni i mençur është shitur tashmë në një milion njësi.

Megjithatë, suksesi i Honor 9 po ashtu nënkupton se tash kanë mungesë të telefonave, pasi që Honor nuk ka pritur shitje kaq të mirë.

the authorE B