ompania Huawei ka prezantuar tri pajisjet e reja MateBook, me çka ka zgjeruar ofertën e vet të pajisjeve mobile dhe ka vazhduar me prodhimin e suksesshëm të pajisjeve të dizajnuara bukur me teknologjinë e fundit.
Huawei MateBook X, Huawei MateBook E dhe Huawei MateBook D janë tri pajisjet e ofruara nga kompania e njohur kineze, e cila edhe njëherë ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj inovacioneve, transmeton KosovaPress.
Të tri pajisjet e reja MateBook do të lansohen në shitje gjatë verës së këtij viti.
MateBook X ka ekran 13 inç, procesor Intel Core i7 ose i5 të gjeneratës së shtatë, Dolby Atmos Sound System dhe buton inovativ për ndezje me lexuesin e gishtërinjve dhe çipin me enkriptim.
MateBook E posedon tastierë të re Folio me kënd maksimal që arrin deri në 160 shkallë, procesor Intel Core i5 ose i3 të gjeneratës së shtatë dhe 2K display me prekje.
MateBook D ka ekran 15,6 inç, me mundësi shikimi nën këndin prej 178 shkallësh, procesor Intel Core i7 ose i5 të gjeneratës së shtatë, opsion për grafikën NVIDIA GeForce 940MX dhe Dolby Atmos Sound System.