Herrera ka një mesazh për Neville për Krishtlindje.
Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, i është kundërpërgjigjur Gary Neville, pas kritikave, duke thënë se “po tenton të shpik storie” pas barazimit 2:2 me Leicester City.
“Urime Krishtlindjet të gjithëve, përveç njërit që tenton të shpikë storie që nuk kanë ndodhur kurrë”, ka shkruar Herrera në Twitter.
Reagimi i Herreras erdhi pasi pas barazimit me Leicesterin, Neville tha: “Pas lëndimit të Smalling, Phil Jones tentoi të riorganizojë gjithçka, e pash që Ander Herrera refuzoi të luajë si mbrojtës i djathtë, ndërsa i tha edhe Henrik Mkhitaryanit të kthehet prapa”. /Gazeta Express/
Happy Christmas to everyone, including the ones that try to invent stories that never happened ???????? #sofunny #trytobehappyanddontlye
— Ander Herrera (@AnderHerrera) December 24, 2017