Sport

Hazard: “Babai im është në telashe për ato që tha për Realin”

Hazard është i lumtur në Madrid dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.
Javë më parë, babai i Eden Hazard, haptazi e pranoi se djali i tij ka refuzuar kontratën me Chelsean dhe se po pret ofertë nga Real Madridi.

Hazard ka reaguar tek tani, duke thënë se është i lumtur te Chelsea.

“Babai im tha gjëra jo të mira”, tha Hazard. “Po, kam folur me të (për t’i thënë mos fol), jo, jo mos u brengosni”.

“Jam i fokusuar te Chelsea. Më kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe jam i lumtur këtu. E kam thënë edhe 10 herë më parë, dua të përfundoj vitin dhe do të shohim. Por, jam i lumtur këtu”. /Gazeta Express/

the authorE B