Llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar nga hakerët. Këta të fundit kanë “zyrtarizuar” transferimin e Angel Di Marias
Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar, të mërkurën në mëngjes, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të PSG-së, Angel Di Maria.
“Mirëserdhe në FC Barcelona, Angel Di Maria”, ishte shkruar në faqen zyrtare të klubit katalunas.
Pas pak orësh Barcelona ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar, raporton Goal, përcjell Express.
“Llogaritë tona janë hakuar sonte. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejtë që është e mundur. Faleminderit për durimin”, ka shkruar Barcelona.
Meritat për këtë veprim ndaj Barcelonës i ka marrë OurMine, një grup i hakerëve nga Arabia Saudite. /Express/