Apple pretendon se sistemi i njohjes së fytyrës në iPhone X është thuajse i pa manipulueshëm nga fotot apo maskat, por një ekip hakerash pretendon se ka “mundur” teknologjinë dhe për këtë ju deshën vetëm 7 ditë.
Firma e sigurisë kibernetike Bkav tha se një maskë 3D e printuar e cila ka kushtuat 150 dollar ka mjaftuar për të mashtruar softuerin Face ID i cili përdoret për tu qasur në iPhone X, autorizuar blerje dhe hapur aplikacione.
Hulumtuesit provuan se Face ID nuk është një masë efektive sigurie edhe pse krijimi i maskës nuk kërkon aftësi të radha teknike.