Sport

Guardiola: Ky klub mund ta blejë Messin për 300 milionë euro

Pep Guardiola mendon se në të ardhmen Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mendon se klubet e pasura si Paris Saint-Germain mund të paguajnë edhe më shumë se 222 milionë euro për të transferuar futbollistët më të mirë në botë.

Gjiganti nga Ligue 1 pagoi 222 milionë euro të dëmshpërblimit për blerjen e sulmuesit brazilian, Neymar nga Barcelona. Por, spanjolli beson se shpenzimet mund të shkojnë edhe në shifra më të larta.

“A është e mundur të paguhen 300 milionë euro për Messin? Nuk e di, nëse dikush dëshiron ta paguajë do ta paguajë. Nëse keni para, mund ta paguani, mundeni”, deklaroi Guardiola.

Kurse, gjatë javës së kaluar është përfolur se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Messit, e cila është 300 milionë euro. /Express/

the authorE B