Një gjykatë Franceze hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve të Francës të cilat kërkonin 1.1 miliard Euro taksa të papaguara nga Google.
Gjykata Administrative e Parisit arriti në përfundimin se Google Ireland Limited nuk ka qenë subjekt takash korporative për periudhën 2005-2010, duke hedhur poshtë çdo pretendime të autoriteve.
Vendimi në favor të Google, tashmë pjesë e Alphabet, erdhi pas një rekomandimi ligjor se Google nuk kishte një prezencë të taksueshme për të justifikuar gjobën.
Ministria Franceze e Punë të Jashtme tha është duke konsideruar mundësinë e apelimit të vendimit në dy muajt e ardhshëm.