Humbja 1-0 kundër Belgjikës, mund të konsiderohet një triumf i madh për Anglinë.
Kjo për faktin se skuadra e udhëhequr nga Gareth Southgate i është shmangur skuadrave më të mëdha në Kupën e Botës.
Në 1/8 e finales, Anglia do të përballet tani me Kolumbinë dhe pas kësaj, do të ketë punë me Suedinë ose Zvicrën, ndryshe nëse do të kishte përfunduar e para në Grupin G, që mund të ishte përballur me Brazilin e më pas me Francë, Argjentinën ose Portugalinë.
Kundërshtari më i vështirë i Anglisë në letër e po ashtu në fushë në Botërorin e Rusisë do të jetë Kroacia ose Spanja, që mund të takohen mes vete ne çerekfinale gjithmonë nëse ato i mposhtin Danimarkën dhe Rusinë dhe për këtë, humbja kundër Belgjikës ishte si një fitore e madhe për “Tre Luanët”. /Gazeta Express/