Portieri i Milanit, Gianluigi Dinnarumma nuk do të transferohet në PSG gjatë afatit të janarit
Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma në skuadrën e tij.
Drejtuesi parisien tha se në klub janë të kënaqur me Areolan, që është numri një i portës dhe se skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart.
Marrëdhëniet e Gianluigi Donnarumma-s me tifozërinë e Milanit, janë në kulmin e tensionit, për shkak të disa deklaratave të bëra nga menaxheri i portierit, Mino Raiola, që akuzonin kuqezinjtë për dhunë psikologjike në momentin e firmosjes së kontratës.
Tifozët e Milanit i kanë kërkuar portierit të tyre, të distancohet nga Raiola, ose të pranojë deklaratat e tij dhe të largohet. /Express/