Siç edhe ka premtuar, Audi ka sjellë në premierën e filmit ‘Spider-man: Homecoming’ gjeneratën e re të modelit A8.
Ky prezantim u bë në Los Angeles ku edhe u mbajt premiera e filmit më të fundit të Spiderman, transmeton Express. Kjo veturë u përdor për të sjellë në premierën e filmit personazhin Peter Parker i cili rol në këtë film luhet nga Tom Holland.
Spiderman arriti i ulur mbi kapakun e motorit ku më pas performoi disa akrobacione të këtij personazhi. Me Audi R8 Spyder në këtë premierë u paraqitën së bashku ‘Tony Stark’ (Robert Downey Jr.) dhe ‘Happy Hogan’ (Jon Favreau).


