Galaxy Note 8 nuk është lansuar ende, por tashmë kanë filluar thashethemet rreth celularit të ardhshëm të Samsung: Galaxy S9.
Thashethemet e para vijnë nga blogu Android Headlines, që citon një burim i cili thotë se pasardhësi i Galaxy S8 do të prezantohet në fund të janarit, duke dalë zyrtarisht në shitje në shkurt.
I njëjti burim thotë se prodhimi i S9 filloi tre deri në katër muaj më herët se që pritej, por se ndryshe nga lansimi në janar, S8 ishte lansuar në mars, transmeton Gazeta Express.
Sa për celularin, Android Headlines thotë se do të ketë procesorin më të fundit të Qualcomm dhe sistemin e ri operativ të Android, 8.0 “Oreo”.
Në pjesën më të madhe të tij, celulari do të jetë i ngjashëm me dizajnin e S8, edhe pse burimet thonë se sensori për shenja të gishtërinjve do të jetë i vendosur prapa celularit këtë herë.