Sport

Futbollisti serb vdes në zhveshtore 15 minuta pas lojës (Foto)

Fatkeqësia ka ndodhur pas lojës së ligës ndër komunale “Mlava” në mes të klubeve të futbollit “Omladinac” nga Starcevo dhe “Dragosa” nga Oreskovica.

Mediat serbre raportojnë se futbollisti i ekipit mysafir Sasa Zivotic 29 vjeçar ka vdekur vetëm nja 15 minuta pas lojës, transmeton Sportski Zurnal serb, përcjellë gazetametro.net.

Zivotic ishte ankuar në probleme shëndetësore, ndërsa bashkë lojtarët menjëherë e kanë thirrur ndihmën e shpejt.

E gjetën një veturë me të cilën u nisën për në spital, duke mos dashur ta presin ndihmën e shpejt të cilën e takuan në gjysmë të rrugës pas pak kohe.

Në spital, për fat të keq, kishin mund vetëm të konstatojnë vdekjen e futbollistit.

the authorE B