Duket se talenti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk është i kënaqur me Albert Bunjakin, i cili nuk luajti asnjë minutë ndaj Islandës.
Humbja e katërt radhazi e Kombëtares së Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror ndaj Islandës, i ka lëkundur seriozisht karrigen Albert Bunjakit.
Përzgjedhësi duket se ka filluar të humbas besimin edhe të lojtarët, pasi tashmë njëri nga ata është deklaruar publikisht për largimin e tij në Facebook.
Është mbrojtësi Mërgim Vojvoda, që në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë ‘Like’ një komenti ku kërkohej largimi i Bunjakit nga Kosova.
“Mërgim Vojvoda suksese në të ardhmen. Po pa u larguar Bunjaku s’ka sen në përfaqësuesen e Kosovës… je lojtar shumë i mirë, Por Bunjaku duhet me u largu si trajner”, ishte komenti i një ndjekësi të Vojvodës, që mori edhe ‘Liken’ e tij.
Kujtojmë se Vojvoda nuk është inkuadruar asnjë minutë në ndeshjen Kosovë – Islandë të zhvilluar në ‘Loro Boriçi’.