Sport

Fotografia e Messit bën që Higuain të vërshohet nga kritikat

Udhëtimi i Barcelonës në Torino i ofroi Lionel Messit mundësinë të takohet me bashkëlojtarët e kombëtares argjentinase, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Pas këtij takimi, Messi e publikoi një fotografi nga biseda me dy bashkëkombësit e vet, transmeton Express.

Megjithatë, disa tifozë e kanë vërshuar rubrikën e komenteve me kritika për formën trupore të Higuainit.

“A nuk i vjen turp Higuainit të dalë pa maicë? Ka shkruar një komentues.

Një tjetër ka thënë: “Tregoji shokut tënd Higuain të mos hajë më McDonalds”.

the authorE B