Matic ka pozuar me fanellën e Man United dhe kalimi i tij në “Old Trafford” është punë e kryer.
Nemanja Matic do të zyrtarizohet si lojtar i Manchester Unitedit gjatë ditës së sotme, kështu raportojnë mediat britanike, që e quajnë tashmë punë të kryer kalimin e lojtarit te “Djajtë e Kuq”.
Ky është transferimi i tretë i Jose Mourinhos, pas Romelu Lukakus dhe Victor Lindelof.
Pas këtyre transferimeve, Mou ka krijuar një formacion të frikshëm për sezonin e ri. /Express/