Ford Fiesta ka qenë për një kohë të gjatë vetura më e shitur në Britaninë e Madhe, por këtë vit e ka humbur këtë titull.
Sipas të dhënave të fundit, Volkswagen Golf tani është vetura më e shitur në Britaninë e Madhe, transmeton koha.net.
Për të parën herë që nga dhjetori i 2014-ës, gjenerata e shtatë e Fiestas nuk është e para në listën e veturave më të shitura.
Ford Fiesta gjatë këtij muaji janë regjistruara 8,601 ekzemplarë, ndërsa 8,808 Volkswagen Golf.