Lifestyle

Flokët ngjyrë pjeshke trend këtë vit

​Prej fillimit të vitit kemi parë trende të flokëve me ngjyra të ndezura dhe jo aq tradicionale, por në stinën e verës fillojë edhe sensacioni i flokëve ngjyrë pjeshke.

Ky trend është mirëpritur edhe prej shumë të famshmëve, të cilët kanë inspiruar edhe fansat e tyre për këtë lloj ngjyre.

Para se të vendosni të eksperimentoni me këtë ngjyrë, kini parasysh se në fillim flokët duhet të jenë me ngjyrë më të hapur, përndryshe nuk do të arrini ngjyrën e dëshiruar, prandaj iu këshillojmë që nëse keni flokë të errëta, së pari duhet t’i hapni në një bionde të lehtë dhe pastaj të vazhdoni me ngjyrën pjeshkë.

the authorE B