Vincenzo Montella ka zbuluar se nuk e kishte as idenë më të vogël se Milani do ta shkarkonte nga detyra, duke thënë se koha e shkarkimit e ka befasuar.
Montella u lirua nga detyrat dje, ndërsa i Primaveras Gennaro Gattuso do ta marrë drejtimin e skuadrës së parë, transmeton Express.
“Isha i qetë dhe nuk dyshoja në asgjë, betohem”, ka thënë Montella për Gazzetta dello Sport.
“Isha gati për stërvitje, si në çdo ditë tjetër normale. Ajo që më habiti më së shumti është koha. Nuk ia kisha idenë se do të më shkarkonin”, ka shtuar ai. /Express/