Ky model u prezantua në ngjarjen Motorclassica në Melburn të Australisë.
Ferrari LaFerrari Aperta për herë të parë u prezantua në fund të vitit 2016, por ky është modeli i parë që prek tokën Australiane, transmeton Express. Ky model vjen me ngjyrë Rosso Corsa.
Vetëm 201 vetura të tilla janë prodhuar, që është një më shumë se sa numri i planifikuar fillimisht. Ekzemplari i fundit i prodhuar është dhuruar për bamirësi duke arritur vlerën prej 8.3 milion euro në një ankand publik.
Aperta vjen me motor 6.3-litër V12 me 789 kf. Me ndihmën e motorit elektrik, fuqia e kësaj veturë shkon në 950 kf, mjaftueshëm për ta arritur përshpejtimin nga 0-100 km/h në më pak se 3 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 350 km/h.
Për ta ngarë këtë veturë në rrugët e Australisë kërkohet leje e veçantë.