Tech

Ferrari F12 Berlinetta nga Duke Dynamics [FOTO]

Vetëm 15 njësi do të dalin në treg.

Njëherë ishte vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë, por prodhimi i F12 Berlinetta ka përfunduar këtë vit duke u zëvendësuar me 812 Superfast, transmeton Express. Por ky fakt nuk i ka ndaluar kompanitë për modifikimin e veturave që të nxjerrin versione të modifikuara të këtij modeli.

Me bazë në Vancouver Kanada, Duke Dynamics është një nga këto kompani e cila ka vendosur të modifikoj këtë model të Ferrari. Ngjashëm me pjesët e trupit të ndërtuara për Lambourghini Huracan, ata kanë ndërtuar pjesë trupi për F12. Trupi i këtij modeli tani është më i gjerë, më aerodinamik. Rrotat e përparme kanë madhësi 21-inch, ndërsa ato të pasmet 22-inch. Vetura tani është ulur për 40mm.

Vetëm 15 pako të tilla modifikuese do të dalin në treg dhe do të vijnë me çmim nga 22,000 USD deri në 37,000 USD në varësi të materialit që përzgjidhet.

the authorE B