Kombëtarja U19 – femrat ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në rrethin elitë të kualifikimeve për Evropianin “Skocia 2019”.
Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit 9, vashat tona e kanë mposhtur Estoninë, me rezultat 5:1, epilog i cili ia mundësoi të përzgjedhurave të Kushtrim Munishit kualifikimin tutje si skuadra e dytë më e mirë e vendeve të treta në grupe.
Kosova e mbylli këtë fazë të kualifikimeve me pikë të njëjta me Irlandën e Veriut, por falë goladallimit nikoqirja e këtij grupi përfundoi në pozitën e dytë.
Gjithsesi, misioni i Kushtrim Munishit me stafin e tij u kompletua, pasi qëllimi ishte që kundër Estonisë të fitohej me epërsi prej katër golave për ta siguruar biletën për fazën tjetër. Paraqitja e vashave tona në ndeshjen kundër Estonisë ishte e shkëlqyeshme, duke e mbizotëruar lojën që nga fillimi e deri në fund, madje sikur të kishin pak më shumë fat, fitorja do të ishte me rezultat edhe më bindës. Kosova kaloi në epërsi në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Flaka Asllanaj.
=