Trajneri i famshëm turk merr sërish drejtimin e klubit nga Stambolli.
Për të katërtën herë në karrierën e tij të pasur si trajner, Fati Terim ulet në stolin e Galatasaray, klub me të cilin ka pasur sukseset më të mëdha.
‘Perandori’ siç e preferon ta quajë ai veten, do ta zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Igor Tudor, i cili nuk ka pasur asnjëherë simpatinë e tifozëve të Gallatës, transmeton KosovaPress.
Terim e ka drejtuar Galatasarayn në sezonet, 1996-2000, 2002-2004 e 2011-2013 dhe në vitin 2000 e ka fituar Kupën e UEFA-së duke mposhtur në finale Arsenalin.
Galatasaray renditet në pozitën e tretë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara.