Sport

Falcao zbulon të ardhmen

Radamel Falcao, sulmuesi kolumbian, nuk e ka ndërmend të largohet nga Monaco, ku po shelqen këtë sezon në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

“Ndihem shumë mirë këtu. Edhe familja ime është përshtatur në këtë qytet. Një kontratë e re? Kjo varet nga zëvendës-presidenti, Vadim Vasilyev dhe pronari. Ndihem shumë mirë dhe i lumtur këtu. Edhe rezultatet janë të mira”, ka deklaruar Falcao për L’Equipe.

“Nëse qëllimi i Monacos është të fitojë tituj në Francë dhe Evropë do të jem i kënaqur që të qëndroj”, ka theksuar ish anëtari i Atletico Madridit.

Me 28 gola te shënuar në 38 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Falcao është në formën e dikurshme pasi kishte dështuar për dy vite me radhë në Premierligëm te Manchester Untiedh dhe Chelsea) /Express/

the authorE B