Tech

Face ID serish mashtrohet me ndihmën e një maske

Face ID është pa dyshim një funksion unik për telefonat, për shkak të teknologjisë që përdor për të funksionuar.

Firma kërkimore vietnameze e kibernetikës ka arritur për herë të dytë të tejkalojë sigurinë që sjell Face ID me ndihmën e maskës, ndërtimi i së cilës ka kushtuar rreth 150 dollarë, transmeton KosovaPress.

Hulumtuesit e sigurisë ishin në gjendje të mashtrojnë Face ID me një maskë 3D të shtypur.

Fotografitë me rreze të kuqe të përdoruesit që janë shtypur në letër dhe janë ngjitur në fytyrën e maskës kanë arritur të mashtrojnë kamerën në iPhone X.

Kompania vietnameze Bkav edhe më herët ka mashtruar Face ID, ndërsa me testin e ri konfirmon dhe sugjeron se Face ID nuk është i sigurt për përdorim në transaksionet e biznesit të tilla si Apple Pay.

the authorE B