Sport

El Shaarawy bëhet me klub të ri? (Foto)

Stephan El Shaarawy mund të bëhet me klub të ri gjatë kësaj vere.

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy mund të ndahet me Romën gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020.

Sipas La Stampa, interesim për ish sulmuesin e Milanit, Genoas dhe Monacos ka shfaqur skuadra e Torinos, përcjell Express.

Nëse Sinisa Mihajlovic nuk arrin ta transferoj El Shaarawy, do të tentoj që në Torino ta sjell sulmuesin e Ajaxit, Amin Younes. /Express/

the authorE B