Shkruan: Lulzim Tafa
Këto dy raste në vijim më kanë bërë të kostatoj, që sa herë që e shohë një ekstremist qoftë ai ekstremist patriot ose ekstremist fetar ta paragjykoj, i them vetës i gjori ky, e paska një hall.
Rrëfimi i parë:
Atdhetari Para disa viteve, pas luftës, më ra puna ta takoja një burrë rreth të 50 -tave nga rrethina e Ferizajt. Quhej Ramadan, sapo ndërruam fjalët e zakonshme, duke u pyetur reciprokisht si jeni, familja si është dhe punët si po shkojnë, ai filloj me CV-në e tij patriotike duke më thënë se ai dhe familja e tij kishin derdhur shumë mund e kishin sakrifikuar, sic thoshte ai për “Këtë Kosovë”. Gjyshi i tij kishte qenë një atdhetar me zë, po ashtu edhe babai i tij një atdhetar i flakët dhe, gjithashtu, edhe vet një njeri që gjithmonë, në kontuintet, u kishte qëndruar përball serbëve. Rrefimi i tij për traditën patrotike familjare ishte shumë patetik, por nuk ja vara shumë veshin meqë biseda me të edhe ashtu ishte thjeshtë sa për të folur dicka me një njeri që të ka rënë puna të takohesh. Vëmendjen time e tërhoqi më shumë kur ai filloi të ma rrëfej një ngjarje me nuanca trimërie të papara. Kuptohet ai me tregonte vet edhe pse unë nuk e pyesja gjë.
Ishte viti 1981, isha duke shkuar për Beograd me autobus të Turist Kosovës, diku afër Krushevcit, autobusin e ndalojë Policia e cila hyri në autobus dhe filloj të na kërkoj leternjoftimet. Kur e panë që jam Shqiptar më pyetën, prej nga je? Prej nga jam u thash, jam nga Republika e Kosovës. Policët mbeten të shtangur, ai vazhdonte rrëfimin si në film, derisa më shikonte drejtë në sy, sikur donte të më thoshte se pse nuk po i besoj. E e çfarë ndodhi pastaj e pyeta unë, duke pritur që tani ai të jete rrahur nga ata e të jetë maltretuar dhe, kuptohet, në fund të jetë burgosur. Cfar ndodhi? Ma ktheu! Njëri polic, tha, kishte qenë më i menqur, e pa sa është sahati dhe i tha kolegut të tij, leje, hiqu tij dhe dolën prej autobusi.
Me vete thash çfarë trimash kemi, ishte tipik prej atyre tipave që e përshkruan Naser Gjinovci në njërën prej këngëve me tekst shumë të bukur në kohën e pasluftës, te kënga “Se shkove ti” në një varg kur thotë”
” Vuajtjete e tyre për komb janë pa da
Kur të folsh me ta, të doket vetja shka”
Pas disa ditësh e takova një njeri tjetër që e njehte Ramadanin dhe e pyeta cka është puna e tij, a e njihte. I tregova që e kam takuar dhe më është dukur shumë atdhetar. Kush more, Ramadani a, po ai në vitin 1981 ka qenë polic rezervist, madje është sjellur shumë keq.
Cka po thu bre, i thash unë i zhgënjyer dhe fillova ta kuptoj pse Ramadanin po i jepte aq shumë zjarr patriotizmit dhe “po qite flakë prej goje”.
Rrefimi i dytë:
Besimtari Është profesor dhe intelektual, por edhe edhe besimtar, së paku ashtu më tha, madje filloj të më mbaj leksione besimi afersisht si Ramadani për atdhetarizëm, tash profesori më mbante leksione për besimin.
Allahu Xh.sh në librin e shenjtë ka thënë kështu e kështu, Muhamedi A.s në një hadith ka thënë….., ylemaja në një fetva ka thënë kështu. Të linte përshtypjen e hoxhes e shkuar hoxhes. Me pak fjalë zemra e Muslimanit të devotshëm.
Zoti në Kuranin famë lartë ka thënë; Mos të niset për atë dynja ai që nuk agjeron, ai që nuk falet, ai që nuk e bënë këtë e atë. Unë nuk i thash asnjë fjalë atij, por e përcolla me vëmendje ligjeratën që ma mbajti ai, dhe me vete thash pse unë nuk jam si ky. Me vete po mendoja, sa mirë që një Preofesor e Intelektual Zoti e ka drejtuar në rrugën e vet të drejtë. Këtë mendim e mbaja për Profesorin derisa ai filloi ta rendojë fjalorin në dëmë të jobesimtarëve dhe të besimeve tjera. Ashtu sic i “vriste e i priste Ramadani serbët”, ashtu “i vriste e i priste Profesori jo besimtaret.
Pas një kohe filloj muaj i shejtë i Ramazanit, ishte pasditje e nxehtë dhe e mundimshme. Isha i lodhur nga puna, besa edhe nga agjërimi, kur një koleg nga restorani i fakultetit më bëri më dorë, më tha eja pimë një kafe. Unë i thash jo faleminderirt se unë agjëroj vetëm deshta të përshendes. Kur e ktheva kokën në tavolinën tjetër e pashë Profesorin që më kishte mbajtur ligjeratën për besimin dhe që më kishte thënë se Zoti ka thënë ata që nuk e agjerojnë mos të nisen për atë dynja. Përpara vetes Profi e kishte mbushur pijatën me ushqim që e përcillte me pije freskuese, kisha përshtypje që atë ushqim po e shijonte në maksimum.
Të beftë mirë, i thash, o Profesor. Edhe pse si natyrë nuk e rëndoj askënd me fjalë i thashë: Prof a nuk po agjëron apo je habitur? Ai ma ktheu; Jo valla, nuk po mundem, dita e gjatë, vapë, punë, ishalla zoti nuk na shtinë në gjynah. Jo jo i thash nuk është gjynah. Ata që nuk munden, nuk e kanë për obligim. Paqëllimshëm sikur i ra që po ja kthej leksionin që kurrë s’e kuptova pse ma mbajti. E thirra kamarierin dhe i thash më sjellë faturën e Profesorit sepse dua që t’ia paguaj. Profesori më tha Faleminderit, e unë që isha më pak patriot se Ramadani e më pak besimtar se Profesori vazhdova rrugën time i lumtur, që nuk jam si ata.