Kirurgët e Ferizajt nga nesër në grevëKolegjiumi i Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Ferizaj në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim unanim që t’i bashkëngjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKU dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale.
“Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e koeficientit të pagës për kirurg dhe konform kësaj rritjen e pagës. Përkrahim në tërësi kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKU-së”, thuhet në një njoftim për media nga Kirurgjia e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
Sipas këtij njoftimi, gjatë grevës do të ndërpriten operacionet elektive kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente.Greva fillon që nga dita e nesërme.