Sport

Edhe Chelsea futet në garë për Sanchezin

Rivali kryesor i Manchester Unitedit në garë për transferimin e Alexis Sanchezit tani duket të jetë Chelsea, pasi Manchester City u tërhoq.
Manchester Evening News raporton se Chelsea është futur në garë për sulmuesin kilian të Arsenalit, transmeton Express.

Ndërkohë, edhe pse u duk afër transferimit të yllit të Arsenalit, Manchester City tashmë ka hequr dorë nga gara i tërbuar me çmimin dhe ritmin e negociatave.

E Unitedi është afër por ende nuk e ka kompletuar transferimin e tij dhe pas futjes së Chelsean në garë, oferta e tij prej 39 milionë euro mund të mos mjaftojë. /Express/

the authorE B