Dy futbollistët spanjollë, Marco Llorente dhe Borja Mayoral do të qëndrojnë në Real Madrid
E ardhmja e Marco Llorentes dhe Borja Mayoral në Real Madrid kanë qenë në dyshim, për shkak të numrit të madh të lojtarëve në skuadër.
Fanellat e tyre nuk shiteshin fare në dyqanet e Realit dhe mendohej se ata do të huazoheshin në ndonjë skuadër në La Liga.
Por, AS njofton se të dy do të qëndrojnë këtë sezon për të luftuar për një vend në formacion dhe tashmë fanellat e tyre me numër 18 dhe 21 kanë dal në shitje.
Llorente verën e kaluar ishte huazuar në Alaves, ku pati një sezon fantastik, ndërsa Mayoral ishte i huazuar në Wolfsburg. /Express/