Sport

E konfirmon trajneri i Watfordit, lamtumirë Valon Behrami

Valon Behrami do të largohet nga Watfordi.

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, nuk i duhet më Watfordit dhe për këtë duhet të kërkojë skuadër të re.

Ljamin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës angleze, Marco Silva, pas miqësores me Aston Villan.

“Behrami po stërvitet me ne, por është njëri nga ata që nuk do të qëndrojë”, tha Silva. “Ai duhet të bëjë zgjidhje tjetër për sezonin e ri, do të shohim se çfarë do të bëjë, por nuk do të qëndrojë këtu”.

Mediat italiane raportojnë se Udinese dëshiron ta rikthejë shqiptarin në Serie A, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. /Gazeta Express/

the authorE B