Sport

Dybala dhe Cuadrado i humbin dy ndeshjet ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Dyshja e Juventusit Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado mund t’i humbasin të dy ndeshjet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspurit, raporton CalcioMercato.

“Zonja e vjetër” do të ndeshet me skuadrën e Mauricio Pochenttinos në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që do të luhet më 13 shkurt në Torino dhe atë të kthimit më 7 mars në “Wembley” të Londrës, transmeton Express.

Ka shumë mundësi që Juventus t’i futet këtyre dy ndeshjeve pa dy ndër lojtarët e vet më të rëndësishëm, Paulo Dybalan dhe Juan Cuadradon.

Të dytë janë momentalisht të lënduar, me Dybalan që vuan nga një dëmtim në kofshe të cilin e pësoi në filli të janarit, ndërsa Cuadrado nga lëndimi në ashtin pubik që e pësoi në fund të dhjetorit. /Express/

the authorE B