Sport

Dridhet PSG, ylli i skuadrës e padit klubin

Hatem Ben Arfa e ka paditur Paris Saint-Germain

Jean-Bertrand Jeacques, menaxheri i Hatem Ben Arfa, ka zbuluar se mesfushori francez e ka paditur Paris Saint-Germain në gjyq për diskriminim.

Ish ylli i Marseilles dhe Nices është duke stërvitur me skuadrën e rezervave që nga fillimi i sezonit, derisa ende nuk ka marrë shpjegim për këtë vendim.

“Ne kemi dërguar një ankesë të diskriminimit në gjykatë të martën. Ben Arfa po stërvitet me rezervat pa asnjë shpjegim”, ka deklaruar Jeacques për L’Equipe, përcjell Express.

“PSG janë duke përdorur metoda psikologjike ndaj Ben Arfas. PSG i ka thënë lojtarit se nuk do të marrë pjesë në turne të verës vetëm një ditë para nisjes. Kjo është mungesa e respektit”, ka theksuar ai.

Por, drejtuesit e Paris Saint-Germain i kanë hedhur poshtë akuzat, duke shpjeguar se lojtari ishte në dijeni që nga vera se nuk ishte në planet e skuadrës për sezonin e ri. Thuhet se gjatë verës Ben Arfa ka refuzuar disa oferta. /Express/

the authorE B