Sport

Dortmund e tepron, ja sa milionë kërkon për Dembelen

Borussia Dortmund ka caktuar çmimin e Ousmane Dembeles, i cili po kërkohet nga Barcelona
Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur misionin që ta transferojnë yllin e ri francez, Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

Dembele shihet si paraardhës i Neymarit, i cili u transferua në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Por, transferimi i francezit në Camp Nou mund të dështoj pasi Borussia Dortmund po kërkon 150 milionë euro për lojtarin.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës pritet që të bisedojnë sy më sy me udhëheqësit e Dortmundit, dhe do të mundohen që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Dembeles në Camp Nou. /Express/

the authorE B