Mino Raiola, menaxheri italian, po mundohet që Gianluigi Donnarumma ta shes në Premierligë
Sipas Diario Gol, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma i është ofruar Manchester United nga agjenti italian, Mino Raiola.
Portieri i talentuar italian ka vendosur të refuzoj vazhdimin e kontratës me skuadrën e Milanit,e cila skadon në verën e vitit 2018, përcjell Express.
Nëse Jose Mourinho nuk dëshiron ta transferoj Donnarumman, ky i fundi ka edhe disa opsione tjera.
Italiani kërkohet edhe nga Juvetnusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain. /Express/